Francë, gjenden të vdekur 6 alpinistë

26/06/2011 13:35

Gjashtë alpinistë janë gjetur pa jetë në majën e malit Neige Cordier, në Alpet në jug të Francës, 2700 metra mbi nivelin e fshatit Villar d’Arene.

Sipas autoriteteve lokale, vdekjet kanë ndodhur të shtunën në mëngjes dhe një ekskursionist i ka gjetur trupat ditën e diel.

“Viktimat ishin të lidhur dy e nga dy. Dyshohet se ka pasur një lëvizje të gurëve dhe dëborës”, kanë deklaruar autoritetet.

Alpet franceze janë një atraksion i vecantë për të apasionuarit e alpinizmit, por jo pak herë admiruesit e këtij sporti kanë gjetur vdekjen në përpjekje për të arritur majën.

Top Channel