Bashkimi Afrikan, bisedime për paqe pa Gedafin

26/06/2011 18:25

Liderët e Bashkimit Afrikan do të mblidhen për të diskutuar për mundësinë e arritjes së një paqeje mes forcave të Gedafit dhe atyre rebele në Libi.

Por në tentativën e radhës së BA-së, nuk do të marrë pjesë lideri libian, Muamar Gedafi. Megjithatë, Bashkimi Afrikan, në një deklaratë të shpërndarë për mediat njofton se lideri libian ka pranuar bisedimet pa praninë e tij.

“Komiteti ad hoc për zgjidhjen e krizës në Libi i Bashkimit Afrikan, mirëpret vendimin e Gedafit për të mos marrë pjesë në bisedimet e radhës”, thuhet në deklaratë.

Megjithatë, CNN thotë se nuk është e qartë se kur do të mbahen bisedimet apo se kush do të përfaqësojë Gedafin në këto bisedime.

Top Channel