Siri, rritet bilanci i viktimave

25/06/2011 09:50

Aktivistët e të drejtave të njeriut në Siri thonë se forcat e sigurisë
kanë vrarë së paku 15 persona derisa dhjetëra mijëra protestues kanë
marrë pjesë në një valë të re të protestave kundër regjimit të Bashar al
Asad.

Vrasjet raportohet se kanë ndodhur të premten në kryeqytet, Damask, dhe në qytetet, Homs dhe Kisvah.

Aktivistët thonë se më shumë se 1300 persona janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë lënduar që prej kohës kur ka nisur shtypja e protestave anti-qeveritare të cilat filluan në muajin mars.

Autoritetet siriane thonë se militantët islamistë dhe bandat e armatosura kanë vrarë më shumë se 200 policë dhe personel të sigurisë gjatë këtyre trazirave.

Top Channel