Peru, protestë e indigjenëve, 2 të vdekur

25/06/2011 01:40

Mijëra indigjenë në Peru dolën në protestë për të kundërshtuar planin për ndërtimin e një minierë në qytetin e Juliacas.

Indigjenët sulmuan aeroportin e këtij qytetit dhe arritën të marrin kontrollin e njërit terminal. Si pasojë e dhunës, 2 persona raportohen të vdekur dhe dhjetra të tjerë rezultojnë të plagosur.

Forca të shumta policore u vendosën në qytet duke qëlluar drejt turmës.

Indigjenët protestojnë kundër ngritjes së një minierë që prek një lumë, pranë të cilit ata realizojnë aktivitetin e tyre agro-zooteknik.

Top Channel