Egjipt, përplasje mes pjesëtarëve pro dhe kundra Mubarakut

25/06/2011 11:20

Dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur në qendër të Kajros gjatë
përleshjeve mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të ish-presidentit Hosni
Mubarak.

Në fillim të mbrëmjes së kaluar rreth 800 persona që kërkonin lirimin e ish-kreut të shtetit u përplasën me rreth 300 aktivistë anti-Mubarak.

Mubarak qëndron si i dënuar në spitalin e Sharm el Sheik me akuza për vrasje ndaj manifestuesve dhe korrupsion.

Top Channel