" /> ">

Ceshtja “Bin Laden”, të tjera detaje

25/06/2011 13:25

Gazeta “New York Times” njofton sot se një prej telefonëve celularë të
gjetur në shtëpinë ku strehohej Bin Ladeni përmbante numra të një grupi
militant me lidhje të ngushta me agjencinë pakistaneze të zbulimit.

Sipas NYT kjo tregon se grupi në fjalë, Haradat-ul-Muxhahidin, ishte pjesë e rrjetit që mbështeste Bin Ladenin në Pakistan. Sipas njoftimit celulari i përkiste korrierit të besuar të Bin Ladenit që u vra më 2 maj gjatë operacionit të forcave speciale amerikane ndaj shtëpisës ku strehohej Bin Ladeni.

NYT thotë se sipas analistëve amerikanë drejtues të grupit Haradat kanë marrë në telefon zyrtarë të zbulimit pakistanez, por sipas tyre, megjithatë nuk ka të dhëna të padiskutueshme që të provojnë se agjencia e zbulimit e Pakistanit e ka mbrojtur apo ndihmuar Bin Ladenin.

Top Channel