Sulmohet faqja e policisë së Arizonas

24/06/2011 15:30

Pas CIA-s dhe të Senatit të Shteteve të Bashkuara, i njëjti grup piratësh të informatikës ka arritur të sulmojë edhe faqen e internetit të policisë së Arizonës.

Grupi “Lulz Security” thotë se vepron në opozitë me ligjin e ashpër anti-emigracion në fuqi në Arizona.

Ata kanë bërë të ditur se ka shpërndarë dokumente që kanë lidhje me mbikëqyrjen e kufirit dhe aktivitete të tjera të parashikuara në normën mbi emigracionin.

Top Channel