Ndërron jetë aktori Piter Falk

24/06/2011 22:25

Aktori amerikan Piter Falk, i njohur si “detektivi Kolombo” ndërroi jetë në moshën 83 vjecare. Ai mbylli sytë në shtëpinë e tij në Beverly Hills, mbrëmjen e së enjtes.

Sipas mediave amerikane, lajmi i vdekjes së tij u bë publik nga familjarët, të cilët nuk kanë dashur të përcaktojnë shkaqet e vdekjes.

Revista KTLA e Los Anxheles shkruan se ai vuante prej vitesh nga Alzajmeri.

Piter Falk fitoi katër cmime Emi, për rolin si detektiv Kolombo dhe u kandidua për cmimet Oskar në vitet 1960 dhe 1961.

Ai lindi në 1927 në Nju Jork, ku prindërit kishin një dyqan veshjesh. Në moshën tre vjecare, ai bëri transplant të syrit, pas diagnostikimit me kancer.

Pavarësisht pasionit për aktrimin, ishte paralajmëruar se syri i vënë do ta pengonte të punonte në televizion.

Në fakt, u shndërrua në një vecori e karakterit të tij të famshëm “Detektivit Kolombo”, i cili me stilin e tij të shkujdesur do të zbulonte cdo fajtor.  

Falk ishte i martuar prej 30 vjetësh me Shera Falk dhe kishte dy vajza nga martesa e mëparshme, Kethrin dhe Xheki.

Top Channel