Luhatje e cmimit të naftës

24/06/2011 12:10

Cmimi i naftes eshte luhatur mbi 91 dollare per fuci ne Azi, nje dite
pas renies se ndjeshme te enjten qe pasoi njoftimet e Agjencise
Ndërkombëtare për Energjinë se muajin e ardhshem, do te hedhe ne treg
miliona fuçi nafte nga rezervat e emergjencës, për të kompensuar
mungesat e ardhura si pasojë e luftimeve në Libi.

Ne Londer, nafta bruto brent eshte shitur tek 107 dollaret per fuci. Cmimi i arit te zi ra ne nivelin me te ulet te kater muajve te fundit pas njoftimit te agjensise per energjine. Nisur nga pasoja qe ka shkaktuar nderprerja e furnizimit nga Libia, zyrtaret e saj thane se tregut i mungonin 132 milionë fuçi nafte të cilësisë së lartë, gjë që ka ndikuar në ngritjen e çmimit të naftës dhe për pasojë ka dëmtuar rimëkëmbjen ekonomike.

Sic njoftoi Sekretari amerikan për Energjinë Stephen Chu, gjysma e naftës që do të hidhet në treg do të jetë nga Rezerva Strategjike Amerikane, e cila ka arritur në nivele rekord prej 727 milionë fuçish.

Këto rezerva, thote Zeri i Amerikes, janë prekur vetëm dy herë në kaluarën, gjatë luftës së Gjirit Persik në vitin 1991 dhe pas dëmit që shkaktoi uragani Katrina në vitin 2005 në rajonet naftë-mbajtëse të Gjirit të Meksikës. Shtetet e Bashkuara janë një prej 28 vendeve anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë që kanë rënë dakort të mbajnë rezerva nafte, të barabarta me importet e 90 ditëve.

Njoftimi për hedhjen në treg të naftës nga rezervat strategjike u dha ndërsa çmimi i naftës në bursën e Nju Jorkut kishte rënë me 4 dollarë për fuçi, për shkak të njoftimeve jo pozitive për rritjen e ekonomisë amerikane, te cilat ndikojne direkt ne kuptimin e naftes, pasi ne nje ekonomi të dobët, kerkesa per energji, reduktohet.

Top Channel