Itali, rikthehet emergjenca e plehrave

24/06/2011 10:00

Në qytetin e Napolit, në Itali, është rikthyer emergjenca e plehrave dhe mbeturinave.

Gjatë natës grumbujve të ndryshëm, në disa zona të qytetit jugor, u është vënë zjarri, i cili ka zgjatur deri në mëngjesin e sotëm, pavarësisht ndëryrjeve të zjarrfikësve.

Sipas autoriteteve lokale, zjarret ishin vendosur në grumbujt që ndodhen në qendër të Napolit, por edhe në periferi e rrethina të qytetit.

Situata është rënduar tejmase, sa që ka sjellë reagimin e presidentit Napolitano, që ka kërkuar ndërhyrje imediate për zgjidhjen e situatës.

Nga ana tjetër, kryetari i sapozgjedhur i bashkisë, Luigi de Magistris ka deklaruar se po vihet në rrezik shëndeti i qytetarëve.

Top Channel