Iran, arrestohet bashkëpunëtori i Ahmadinexhad

24/06/2011 02:20

Duket se ashpërsohet beteja për pushtet mes presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad dhe udhëheqësit shpirtëror, Ajatollahut, Khamenei.

Forcat e sigurisë arrestuan në Teheran nën akuzën e korrupsionit,  një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ahmadinexhad, Mohamed Sharif Malekzadeh i cili i kundërshton akuzat.

Një numër i madh zyrtarësh të lidhur ngushtë me presidentin Ahmadinexhad janë arrestuar muajt e fundit. Sipas mediave ndërkombëtare kjo tregon se Ajatollahu Khamenei po i kundërvihet Ahmadinexhadit pasi ky i fundit disa herë ka vënë në diskutim autoritetin e tij.

Top Channel