Dënohet gruaja e parë për genocid

24/06/2011 12:45

Një ish-ministre në Ruanda është dënuar me burgim të përjetshëm për
rolin e saj në genocidin dhe dhunimin e grave dhe vajzave të etnisë
Tutsi.

Pauline Nyiramasuhuko, 65 vjec, është gruaja e parë që dënohet nga gjykata e mbështetur nga OKB për genocidin në Ruanda.

Ajo u shpall fajtore bashkë me të birin dhe katër ish-oficerë të tjerë pas një procesi gjyqësor që ka zgjatur plot 10 vjet.

Lajmi ka bërë tashmë xhiron e botës. Rreth 800 mijë banorë të etnisë Tutsi dhe shumë të tjerë të etnisë Hutus u vranë gjatë masakrave të vitit 1994.

Nyiramasuhuko akuzohej për urdhërimin dhe asistimin në masakrën në rajonin e saj Butare, në jug të Ruandës.

Top Channel