Talibanët: Plani për tërheqje, simbolik

23/06/2011 08:45

Talibanët thanë se plani i Obamës për tërheqjen e 10 mijë trupave deri në fund të vitit është vetëm një hap simbolik.

Në një deklaratë dërguar mediave, bën të ditur REL, talibanët kanë akuzuar administartën amerikane se “në mënyrë të vazhdueshme po jep shpresa të rreme vendit se është duke e përfunduar luftën”.

Në deklaratë thuhet se pohimet e SHBA-së për progres në Afganistan janë të pabaza dhe se do ata do të vazhdojnë kryengritjen, derisa të gjitha trupat e huaja të tërhiqen nga Afganistani.

Top Channel