Siri, presidenti rrit përdorimin e forcës ushtarake

23/06/2011 12:30

Trupat siriane kanë marshuar afër kufirit me Turqinë, ndërsa presidenti
Bashar al-Asad po e rrit përdorimin e forcës ushtarake kundër
protestuesve, të cilët kërkojnë rrëzimin e regjimit të tij.

Dëshmitarët thanë se qindra refugjatë kanë ikur në Turqi, ndërsa tanket i janë afruar kampeve, në pjesën siriane të kufirit, në të cilat ishin strehuar.

Rreth 10 mijë sirianë, tashmë gjenden në Turqi, pasi u ikën aksioneve ushtarake.Opozita vlerëson se 1400 vetë janë vrarë që nga shpërthimi i protestave kundër Asadit tre muaj më parë.

Top Channel