Obama: Tërheqje e 33 mijë trupave nga Afganistani

23/06/2011 10:00

Barak Obama e mbajti premtimin e tij.Presidenti amerikan njoftoi në Washington fillimin e fundit të luftës 10-vjeçare në Afganistan, duke
dhënë urdhrin e terheqjes se 33 mijë trupave deri në fund të 2012-tes.(UPDATE)

10.000 ushtare amerikane do te kthehen ne atdhe brenda ketij viti. Pjesa tjeter, kontigjenti i derguar ne dhjetor te 2099-tes, do te terhiqet vitin qe vjen. Edhe forcat e tjera do te largohen gradualisht vitin e ardhshem nderkohe qe autoritetet afgane do te fillojne te marrin kompetencat ne ceshtjet e sigurise. Nuk do te patrullojme pafundesisht rruget apo malet e tyre. Kjo eshte pergjegjesi e zyrtareve afgane. Tani, duhet te perqendrohemi ne mbarevajtjen e kombit tone, tha shefi i shtepise se bardhe ne fjalimin e tij.

“Sot, mund t`ju them se po e permbushim kete angazhim. Falë burrave dhe grave në uniformë, personelit tonë civil, dhe partnerëve tanë të koalicionit ne po realizojmë objektivat tona. Per pasoje, nga nisur nga muaji qe vjen do te jemi në gjendje të fillojmë tërheqjen e 10 mijë trupa deri në fund të këtij viti. Deri në verën e vitit të ardhshëm ne do të tërheqim 33 mijë trupa nga Afganistani”, u shpreh Obama.

Obama e paraqiti vendimin e tij për të shkurtuar numrin e trupave në Afganistan, si kurorëzim i suksesshëm i politikave të tij të mëparshme ndaj këtij vendi. Qe ne 2009-ten, kur gjate fjalimit në Akademinë Ushtarake ëest Point, fola per shtim te numrit të trupave në Afganistan, i kisha objektivat e qarta, eshte shprehur ai.

Dërgimi i 30 mijë ushtareve te tjere u be me qellimin te forcohet lufta kunder al kaedes, te frenohej perparimi i talebaneve e te sterviteshin trupat afgane. Keto objektiva, tha Obama, jane permbushur. Misioni ynë do të ndryshojë tani nga një mision me rol luftarak në një mision mbështetës. I gjithe procesi do te perfundoje ne 2014-ten. Presidenti e vuri theksin sidomos tek kostot e luftes ne Afganistan, qe sipas tij, Amerikes i ka kushtuar ne kete dekade gati nje trilion dollare dhe kjo ne nje kohe veshtiresisht ekonomike dhe nje borxhi ne rritje. ‘Eshte koha te perqendrohemi tek nevojat e vendit tone’, u shpreh ai.

Top Channel