Një avokat francez kundër Strauss Kahn

23/06/2011 18:45

Një avokat francez do të dalë kundër Dominique Strauss Kahn për të mbrojtur në Francë interesat e Nafissatou Diallo, kamarierja e hotelit të Nju Jorkut që akuzon për dhunim ish-kreun e FMN-së.

Thibault de Montbrial është emëruar për të hetuar për viktima të tjera të mundshme të Kahn në Francë.

Ai do të punojë përkrah Kenneth Thompson, ish-prokurori federal që nga Nju Jorku u bëri apel grave franceze dhe afrikanë që dyshohet se kanë qenë viktima të dhunës seksuale të Kahn.

Top Channel