Karzai përshëndet vendimin e Obamës

23/06/2011 10:45

Presidenti afgan Hamid Karzai përshëndeti vendimin e homologut amerikan
Barak Obama për nisjen e tërheqjes së trupave ushtarake nga vendi i tij.

“Ne përshëndesim njoftimin e dhënë  nga presidenti Obama”, – tha Karzai, në një konferencë shtypi. “Mendojmë se kjo masë është e mirë si për SHBA-në dhe për ne, ndaj e mbështesim atë”, tha Karzai.

Barak Obama e mbajti premtimin e tij.Presidenti amerikan njoftoi në ëashington fillimin e fundit të luftës 10-vjeçare në Afganistan, duke dhënë urdhrin e terheqjes se 33 mijë trupave deri në fund të 2012-tes.

Top Channel