Irak, atentat në Bagdad, 20 të vdekur

23/06/2011 21:30

Të paktën 21 persona kanë vdekur dhe 86 të tjerë janë plagosur në një atentat të ndodhur sot në një treg të populluar të Bagdadit.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, të cilat u referohen burimeve pranë Ministrisë së Brendshme irakene.

Ndërkohë, një biznesmen amerikan ka mbetur i vrarë në një sulm tjetër të ndodhur në afërsi të Sadr Sitit, në pjesën lindore të qytetit.

Edhe pse aktet e dhunës në Irak që nga viti 2006 kanë rënë ndjeshëm, sulmet vetëvrasëse dhe ato me bomba vazhdojnë të jenë në rend të ditës.

Top Channel