Gedafi akuzon NATO-n

23/06/2011 12:15

Nga i akuzuar, ne akuzues. Moamar Gedafi thote se vendet anetare te
NATO-s kane kryer vrasje ne Libi dhe permend jetet e humbura nga sulmet
ajrore ne Tripoli.

Ne nje mesazh audio te transmetuar nga televizioni shteteror oret e vona te se merkures, koloneli i pershkroi si “kriminele” dhe “barbare” ata qe ndermorren bombardimet.

“Ju thate se do t`i godasim objektivat tane me shume saktesi. Vraresit tuaj i thane botes se shenjestrat do te goditeshin me perpikmerine me te larte. E kthyet boten ne xhungel, por rregullat tuaja te luftes, mbase do te kthehen kunder jush, dhe shtepite tuaja, femijet tuaj, do te jene shenjestra jone legjitime”, u shpreh Gedafi.

Komentet e Gedafit vijne disa dite pasi aleanca e pranoi per te paren here se bombat e saj mund te kene shkaktuar viktima ne radhet e civileve. Lideri libjan paralajmeroi ne fjalimin e tij lufte ne Europe, ne Shtetet e Bashkuara dhe ne Azi. Rasti te cilit i referohej saktesisht koloneli ishte sulmi ajror i 19 qershorit, qe shkaterroi shtepine e njerit prej ndihmesve te tij te ngushte, al-Khuëailidi al-Humaidi.

Ne mesin e te vdekurve ishin tre niper te Al Humaidit dhe nusja e djalit te tij. NATO shprehu keqardhje per vdekjet ne radhet  e civileve, por vazhdon t’i meshoje idese se rezidenca e marre ne shenjester, ishte nje qender komande e ushtrise. Ministri i Jashtem italian Franko Fratini kerkoi nje dite me pare ndalimin e menjehershem te veprimeve ushtarake ne Libi, per te lejuar ne kete menyre dergimin e ndihmave humanitare. Por numri nje i aleances, Ander Fogh Rasmusen, tha se fushata e saj ajrore eshte duke mbrojtur civilet, e per kete arsye, do te vazhdoje.

Top Channel