Bakteri-vrasës, 43 viktima në Evropë

23/06/2011 17:35

Bilanci i viktimave të epidemisë së bakterit Escherichia Coli është ngjitur në kuotën 43, në nivel evropian.

Lajmin e ka bërë të ditur një institut mjekësor evropian, sipas të cilit 42 nga viktimat janë regjistruar vetëm në Gjermani.

Sipas burimit, bëhet fjalë për tre viktima më shumë krahasuar më numrin e të vdekurve të regjistruar të martën e kaluar.

Në të njëjtën kohë, numri i personave të infektuar, po në Gjermani, është ngjitur në 3.688, me 87 raste më shumë krahasuar me numërin e mëparshëm.

Top Channel