Italia: NATO të pezullojë veprimet ushtarake në Libi

22/06/2011 12:00

Italia i kërkon NATO-s të pezullojë veprimet ushtarake në Libi për të
lejuar mbërritjen e ndihmës humanitare në vendin e trazuar nga
konflikti.

Shefi i diplomacisë italiane Franco Frattini tha se aleanca duhet te siguroje te dhena mbi rezultatet e fushates se bombardimeve dhe direktivat mbi gabimet ne shenjestrim. Kreu i liges arabe Amer Musa leshoi te marten nje apel te ngjashem, duke shprehur rezervat e veta per fushaten e Aleances.

Te dielen, nje rakete e NATO-s goditi gabimisht nje zone rezidenciale, ku sipas qeverise libiane, mbeten te vrare 9 civile, perfshire edhe dy femije te mitur. Aleanca e pranoi se sulmi mund te kishte shkaktuar viktimave ne mesin e banoreve. Duke folur perpara Dhomes se Ulet te Parlamentit Italian, Frattini  kerkoi shprehimisht pezullimin e veprimeve ushtarake, “si menyra e vetme per t’i hapur rruge krijimit te nje korridori te ndihmes humanitare”.

“Kredibiliteti i NATO-s eshte ne rrezik,- tha ministri i Jashtem italian te henen, pas sulmit qe shton radhen e gabimeve dramatike ku po perfshihen civilet.

Lufta ne Libi shpertheu pas protestave anti-qeveritare te muajit shkurt. Me te marre mandatin e OKB-se per mbrojtjen e civileve, Alenca veri-atlantike nisi nje muaj me vone bombardimet e objektivave ushtarake.

Top Channel