Chavez sëmurë?

22/06/2011 04:10

Që prej datës nëntë të këtij muaji presidenti venezuelian, Hugo Chavez ndodhet në Kubë, ku sic e pranoi edhe vetë iu nënshtrua një operacioni mjekësor.

Por, që pas këtij informacioni, disa ditë më parë, nuk ka patur asnjë raport mjekësor, asnjë deklaratë për mediat nga vetë presidenti venezuelian.

Kjo ka shqetësuar ministrat dhe mbështetësit e tij dhe ka shtyrë kundërshtarët të hedhin në qarkullim hipoteza nga më të ndryshmet. Megjithatë, ende nuk ka një njoftim zyrtar për gjendjen shëndetësore të Chavez.

Top Channel