Al Kaeda sulmon burgun, liron anëtarët e saj

22/06/2011 12:55

Persona të armatosur të Al Kaedës kanë sulmuar këtë mëngjes një burg në
juglindje të Jemenit duke bërë të mundur lirimin e rreth 40 personave të
lidhur më organizatën.

Lajmin e bëri të ditur agjencia AFP, e cila citoi një përgjegjës lokal dhe disa dëshmitarë. Në sulm mbeti i vrarë një ushtarak.

“Burra të armatosur sulmuan më armë burgun qendror të Mukallas, ku ndodhen qindra anëtarë të rrjetit të Al Kaedës”, thanë burimet.

Top Channel