Siria nuk gjen qetësi

21/06/2011 12:45

Edhe pse ofroi përsëri të tjera lëshime në fjalimin e së hënës,
presidenti sirian Bashar al Asad vazhdoi te shfaqej sfidues, duke
fajesuar protestuesit qe me levizjen e tyre, e kane tronditur nga
themelet regjimin e tij e duke i quajtur “vandale” dhe ”
sabotatore”.

Por kundershtaret e tij vazhdojne te mbeten po kaq te palekundur nga pozitat e tyre. ata e quajne kreun e shtetit “genjeshtar” dhe kane leshuar serish apele per rrezimin e tij. ndonese asad nuk hyri ne hollesria gjate fjales se tij, ai premtoi nje sere reformash duke perfshire ketu edhe marrjen ne konsiderate te nje amnistie te gjere per te burgosurit politike.

Por ndersa presidenti fliste per dialog kombetar, ne terren ushtria ka vazhduar te zgjeroje ofensiven kundër kritikëve të qeverisë. Nje numer i madh studentesh jane arrestuar ne Aleppo, per shkak se dolen ne rruge te demonstronin kunder regjimit autoritar te Asadit. Pika kontrolli jane ngritur anekend qytetit dhe patrulla ushtaresh qarkullojne neper rruge.

Keto jane informacione qe mberrijne nepermjet internetit nga aktiviste siriane dhe nuk mund te verifikohen ne menyre te pavarur, pasi autoritetet siriane nuk lejojne gazetaret e huaj te shkelin ne kete vend. Fjalimi i Asadit i la te zhgenjyer perfaqesuesit e opozites, sepse presidenti e bëri të qartë se nuk ka ndermend te heqe dore nga pushteti.

Kjo nxiti demonstrata te reja ne shume qytete te Sirise, ndersa ministrat e Jashtëm të BE-së njoftuan te tjera sanksione kundër udhëheqjes në Damask. Sakaq, nje grup sirianesh e kane pasuruar protesten kunder Asadit me nje nisme jo te zakonte: ata kane vendosur te martohen me vajzat e perdhunuara nga pjesetaret e milicise pro-qeveritare Shabiha, nje fenomen i perhapur sidomos keto muajt e fundit. Te afermit e femrave te perdhunuara ne Siri, ashtu sic eshte raportuar edhe per Libine, i vrasin per te ruajtur ne kete menyre nderin e familjes, por edhe nese arrijne t’i shpetojne e vdekjes, ato nuk mund te martohen.

Top Channel