Siri, në shesh mbështetësit e Assad

21/06/2011 12:20

Dhjetra mijëra sirianë kanë zbritur sot në sheshin e Damaskut, këtë herë
për të rikonfirmuar mbështetjen e tyre ndaj presidentit Bashar al
Assad.

Lajmin e bën të ditur televizioni publik sirian, i cili flet për një “turmë oqeanike”.

Ndërkohë, sipas të njëjtit burim, presidenti u ka ofruar amnistinë të gjithë sirianëve të ndaluar deri dje dhe që ndodhen në burgje.

Në një fjalim të mbajtur dje, Assad rikonfirmoi teorinë e komplotit kundër Sirisë dhe premtoi realizimin e një seri reformash politike.

Por deklarata nuk u prit mirë nga ajo pjesë e popullit që është rebeluar kundër tij, e cila doli në protestë dhe tha se, “nuk ka marrëveshje me vrasësit”.

Top Channel