Sexgate në Belgjikë, akuza kryeministrit

21/06/2011 18:55

Sexgate në Belgjikë. Në vendin ku prej më shumë se një viti mungon një qeveri dhe ekzekutivi i vjetër, i dërguar në shtëpi me zgjedhjet e 13 qershorit 2010, është ende në detyrë, kryeministri Yves Leterme gjendet nën akuzë për shkëmbimin e 849 sms pikantë me të dashurën e tij.

Rrëfimi ka ardhur nga vetë gruaja, që kryeministri e ka rekomanduar për një impenjim në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Kryeministri mohon gjithçka dhe shprehet i tronditur.

Top Channel