OKB: Afrika Perëndimore, parajsë e kokainës

21/06/2011 08:15

Autoritetet e anti-drogës në OKB vlerësojnë se trafiku i kokainës përmes
Afrikës Perëndimore për të arritur në tregjet e pasura të Evropës po
sofistikohet.

Drejtori rajonal i Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin, Alexandre Schmidt ka deklaruar se sekuestrimet e sasive të kokainës kanë ardhur në rënie.

Ai është i bindur se tregtia e narkotikëve po vjen në rritje dhe fitimet nga ky trafik arrijnë në 800 milionë dollarë në vit.

Gjithashtu, zyrtari i lartë e ka vënë theksin tek rritja e përfshirjes së afrikanëve në këtë trafik dhe zhvillimit të karteleve lokale në këtë kontinent.

Duke folur në një konferencë nga kryeqyteti i Senegalit, Dakar, zoti Schmidt ka saktësuar se konfiskimet e kokainës në Afrikën Perëndimore kanë rënë nga 47 në 35 ton mes 2008-ës dhe 2009-ës.

Top Channel