Libi, shefi i rebelëve viziton Pekinin

21/06/2011 08:10

Numri një për cështjet e jashtme në radhët e opozitës së Libisë ka mbërritur në Kinë për bisedime me qeverinë e Pekinit.

Mahmud Jibril pritet të diskutojë dhënien fund të krizës në Libi, ku Kina ka interesat e saj tek nafta.

Pekini po ndjek atë që e quan politika e mosndërhyrjes dhe neutralitetit ndaj cështjeve të brendshme të kombeve të tjera.

Qeveria kineze abstenoi votimin e mbajtur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që coi në ndërhyrjen ushtarake të NATO-s.

Gjithashtu, ajo nuk i është bashkuar apeleve të ndryshme të ndërkombëtarëve ndaj kolonelit Muammar Gaddafi që të tërhiqet.

Megjithatë, korrespondenti i BBC në Pekin, Martin Patience thotë se vizita e Jibril do të shihet si një tjetër goditje ndaj regjimit të Gaddafi-t.

Top Channel