Itali, masakrohet familja në jug të vendit

21/06/2011 12:00

Një familje e tërë është shfarrosur me armë zjarri në qytezën e Xhelas,
në Itali. Sipas mediave italiane, vrasësit kanë ekzekutuar një grua
45-vjecare, të birin 13 vjec dhe bashkëshortin 50.

Trupi i gruas dhe ai i fëmijës janë gjetur në një shtëpi rurale në dalje të qytezës siciliane, ndërsa burri është vrarë teksa po punonte me traktor. Sipas burimeve, të gjitha viktimat janë qëlluar disa herë në kokë dhe në trup.

Nga hetimet paraprake dyshohet që masakra të jetë kryer për motive gjakmarrjeje, ose mund të jetë e lidhur me krimin e organizuar.

Top Channel