Ban Ki Mun, një tjetër mandat në krye të OKB-së

21/06/2011 22:25

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me duartroktije dhe pa votim i besoi edhe për 5 vjet të tjera mandatin Sekretarit të Përgjithshëm, aktual, Ban Ki Mun.

Përfaqësuesit e 192 shteteve të OKB-së, pas fjalës së kreut të asamblesë, Joseph Deiss u ftuan të “votëbesojnë” nga 2012 deri në 2017 sërish ish-ministrin e Jashtëm koreano-jugor, Ki Mun.

Pas fjalës së tij, salla u pushtua nga një duartrokitje e gjatë e pasuar nga fjalimi i presidentit Deiss që vlerësoi punën e Ban Ki Mun.

Ban Ki Mun ndodhet në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së që nga 1 janari i 2007-s kur zëvendësoi paraardhësin e tij, Kofi Anan.

Top Channel