Angli, pranga “trurit†të sulmeve informatike
21/06/2011 14:30
Një 19-vjecar është arrestuar në Uikford të Anglisë pasi dyshohet si
truri i një serie sulmesh informatike në faqet e institucioneve
shtetërore vendase.
Ditën e hënë, agjencia britanike kundër krimit të organizuar, SOCA, u detyrua të fikte faqen e saj të internetit pasi u sulmua nga hakersat e Lulz Security.
Scotland Yard nuk ka konfirmuar se arrestimi lidhet me këtë sulm, por ka nënvizuar se ai u krye pas një seri sulmesh informatike.
Sipas drejtuesve të policisë londineze, operacioni i ditës së sotme ishte planifikuar nga agjentë të policisë dhe të shërbimeve sekrete.
Top Channel