“Vdekja” i kushton 184 mln dollarë Kalifornias

21/06/2011 01:55

Dënimi me vdekje i heq buxhetit të shtetit të Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, plot 184 milion dollarë në vit.

Ky është një studim i kryer nga gjykatësi federal, Arthur Alarcon dhe botuar në gazetën Los Angeles Times.

Sipas këtij studimi, që nga viti 1978, kohë kur u rivendos në fuqi dënimi kapital, Kalifornia ka shpenzuar plot 4 miliard dollarë në total.

Gjykatësi Alacorn thotë se deri në vitin 2030, ligji i dënimit me vdekje do t’i marrë Kalifornias rreth 9 miliard dollarë në total.

Shteti i Kalifornias është një ndër shtetet me kriminalitet më të lartë në SHBA dhe me një nga shtetet me numrin më të lartë të të ekzekutuarve ndër shtetet që kanë dënimin kapital.

Top Channel