Spanjë, marshim masiv i “të indinjuarve”

20/06/2011 17:35

Pas suksesit të djeshëm dhe manifestimeve të organizuara në Madrid, Barcelonë dhe dhjetra qytete të tjera, “të indinjuarit” kanë njoftuar sot një nismë të re mobilizimi.

Spanjollët kanë njoftuar për një marshim që do të nisë në ditët e ardhshme dhe pasi do kalojë përmes gjashtë rajoneve, do të arrijë kryeqytetin.

Nisja e parë parashikohet të bëhet nga Valencia, prej nga karvani do të ndalojë në 29 qytete e komuna, ku “të indinjuarit” do t’u shpjegojnë njerëzve arsyet e protestës.

Manifestimet kanë si objektiv kundërshtimin e masave anti-krizë të qeverisë Zapatero dhe fama e tyre ka mbërritur deri në Greqi, ku gjithashtu qytetarët kundërshtojnë masat anti-krizë.

Top Channel