Siri, pritet fjalim i presidentit

20/06/2011 10:45

Presidenti i Sirisë Bashar al Assad mban sot fjalimin e tij publik
drejtuar popullit në lidhje me situatën në vend. Kjo është dalja e trete
publike e Al Assad që nga fillimi i revoltës më 15 mars.

Ndërkohë ministri Britanik i Punëve të Jashtme Hague kërkoi nga presidenti sirian që të procedojë me reformat për demokratizimin e vendit ose në të kundërt të japë dorëheqjen.

Gjatë një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së këtë të hënë në Luksemburg, do t`i kërkohet udhëheqjes në Damask, që t`i jepet fund dhunës kundër opozitës si dhe një hapje të vendit për vëzhguesit e huaj.

Top Channel