Siri, manifestime pas fjalimit të Assad

20/06/2011 16:50

Protestues të shumtë kanë zbritur në sheshin e Damaskut dhe në atë të qytetit të Latakias, pas fjalimit televiziv të presidentit Bashar al Assad.

“Nuk do të ketë dialog me vrasësit”, kanë brohoritur rreth 300 demonstrues të mbledhur në zonën e Irbinit, në kryeqytet.

Ndërkohë, në lagjet sunite të Latakias, manifestues të tjerë kanë brohoritur duke i thënë presidentit “gënjeshtar, gënjeshtar”.

Në fjalimin e tij televiziv, Assad bëri thirrje për dialog kombëtar, premtoi reforma kushtetuese dhe fajësoi “sabotuesit” për protestat disamujore ndaj regjimit të tij.

Deri më sot, nga reagimi i ashpër i regjimit sirian ndaj protestuesve dyshohet se kanë humbur jetën mbi 1400 persona, ndërkohë që rreth 10 mijë të tjerë janë arrestuar.

Top Channel