Siri, Al-Assad thirrje për dialog kombëtar

20/06/2011 14:50

Presidenti Bashar al-Asad, për krizën në Siri, e cila është shkaktuar
nga protestat tremujore kundër qeverisë së tij, ka fajësuar
“sabotuesit”.

“Kemi parashikuar një reformë në Kushtetutë”, deklaroi Al Assad në fjalimin e tij në televizion drejtuar kombit, i treti që prej nisjes së revoltave të marsit.

Presidenti bëri me dije se është gati edhe një komision për ligjin kundër korrupsionit. “Kemi parashikuar reformë konstitucionale për të ndryshuar disa nene dhe ligjet e propozuara do të mundësojnë këtë reformë. Por në thelb të gjithckaje është dialogu kombëtar. Jam i bindur se ligji i ri për administrimin lokal do të zgjidhë shumë probleme”, tha Al Assad.

Opozita në Siri vlerëson se më se 1400 njerëz janë vrarë dhe 10 mijë të tjerë janë arrestuar, ndërsa forcat e Al Assad janë përpjekur të shkatërrojnë protestat kundër regjimit autoritar të tij.

Nga goditja e ushtrisë, në pjesën veriperëndimore të Sirisë, është krijuar situatë ku më tepër se 10 mijë banorë kanë ikur në Turqi, ndërsa 10 mijë të tjerë, besohet se strehohen afër kufirit, por brenda Sirisë.

Top Channel