NATO, sulm të gabuar në Tripoli

20/06/2011 08:35

NATO merr përgjegjësinë për një sulm të gabuar kryer një ditë më parë në Tripoli të Libisë, pasi kanë mbetur të vrarë civilë.

Aleanca ushtarake tha se sulmi i gabueshëm nje dite me pare ka mundur të bëhet për shkak të “dështimit të sistemit të armatimit”.

Zyrtarët e Libisë thanë se nëntë civilë janë vrarë, përfshirë edhe dy fëmijë. Aleanca shprehu keqardhjen për humbjen e jetëve të civilëve të pafajshëm.

Top Channel