Libi, vriten edhe 15 civilë të tjerë

20/06/2011 21:00

Autoritetet libiane deklarojnë se 15 civilë, mes të cilëve tre fëmijë, janë vrarë nga një sulm i NATO-s në një ndërtesë në perëndim të kryeqytetit Tripoli.

Nga ana e saj, NATO ka deklaruar se avionët e saj sulmuan një komandë kontrolli të rëndësishme të regjimit të Gaddafi-t.

Ndërkohë, korrespondenti i BBC, i marrë nga qeveria libiane për të parë kompleksin në zonën perëndimore të Sormanit, thotë se ndërtesa është rrafshuar.

Ditën e diel NATO tha se një nga raketat e avionëve të saj goditi një zonë të banuar në Tripoli. Aleanca pranoi dështimin e sistemeve të saj të armatimit, gjë që mund të ketë cuar në vrasjen e civilëvve.

Redaktori i cështjeve të Lindjes së Mesme në BBC, Jeremy Boëen është marrë për të parë mbetjet e një ndërtese në brendësi të kompleksit qeveritar.

Top Channel