Irak, sulmohet karvani i ambasadës franceze

20/06/2011 10:05

Një karvan i ambasadës franceze në Irak është sulmuar me ekzploziv e për pasojë shtatë irakianë janë plagosur.

Katër roje irakiane të ambasadës të ambasadës dhe tre kalimtarët mbetën të plagosur nga bomba e shpërthyer ndërsa kalonte karvani i makinave të ambasadës.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Brendshme irakene, ndërsa nuk dihen ende përgjegjësit e sulmit.

Top Channel