Avokati: Procesi ndaj Ben Ali, palacollëk

20/06/2011 17:20

Avokati francez i ish-presidentit tunizian Ben Ali e ka cilësuar si “një akt likuidimi politik” dhe “një palacollëk gjyqësor” procesin që nisi ditën e sotme ndaj klientit të tij.

“Ky proces është një kurth. Nuk ka mundësi të zbatosh një procedurë që është një akt luikuidimi politik. Ky proces nuk mund të konsiderohet gjë tjetër vecse politik”, ka deklaruar avokati Jean-Yves Le Borgne.

Ditën e djeshme, në një reagim përmes avokatit të tij libanez Ahkram Azouri, Ben Ali hodhi poshtë akuzat e ngritura ndaj tij.

Madje, diktatori tunizian uroi që vendi i tij të kalojë “kaosin dhe errësirën” ku sipas tij ka hyrë pas rënies nga pushteti.

Ben Ali dhe bashkëshortja e tij akuzohen se kanë fshehur shuma të mëdha parash, sende me vlerë, kryesisht bizhuteri, dhe substanca narkotike.

Top Channel