Administrata Obama: Angazhimi ushtarak në Libi, i ligjshëm

20/06/2011 14:20

Administrata Obama vazhdon t’i dalë në mbrojtje ligjshmërisë së
angazhimit ushtarak amerikan në Libi, ndërkohë që afati prej 90 ditësh
për të marrë miratimin e Kongresit për operacionet, skadoi te dielen.

Ne baze te nje ligji te 1973-shit, presidentët amerikanë kanë 60 ditë për të marrë autorizim nga Kongresi për angazhime madhore ushtarake jashtë vendit, dhe 30 ditë shtesë për t’u tërhequr nëse nuk jepet autorizimi dhe nuk miratohet një zgjatje e afatit maksimal.

Kongresi as nuk ka miratuar veprimet në Libi, as nuk i ka dhënë Presidentit Obama kohë shtesë për të përmbushur kushtet e ligjit. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, deklaroi se fondet operacionet ushtarake ne Libi, nuk duhen nderprere. Nje veprim i tille, tha shefi i Pentagonit gjate nje interviste per FoxNews, eshte i gabuar, sepse i tille eshte ne vetvete pezullimi i te ardhurave ne mesin e nje operacioni ushtarak.

Perpos kesaj, Gejts profetizon nje mbyllje te suksesshme te fushates se NATO-s ne Libi. Qeveria e Gedafit po dobesohet, tha ai, kete po e shohim te gjithe. Ne fund, koloneli dhe regjimi i tij do te bjere. Sipas Zerit te Amerikes, administrata amerikane argumenton se po luan një rol mbështetës për operacionet e NATO-s dhe nuk ka dërguar trupa tokësore prandaj nuk është e nevojshme të kërkojë miratimin e Kongresit. Por kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Xhon Bejnër e sfidoi këtë argument duke thene se perderisa po hedhim bomba mbi kompleksin e Gadafit, kjo do te thote qarte se jemi te angazhuar në konflikt”. Shtetet e Bashkuara kanë përdorur forcë ushtarake përmes avionëve të telekomanduar edhe mbi Pakistan dhe Jemen.

Top Channel