Vietnamezët, protestë kundër Kinës

19/06/2011 13:55

Disa qindra vietnamezë kanë manifestuar sot, për të tretën të dielë rresht, përpara selive diplomatike kineze në Hanoi dhe Ho Ci Min.

Ata kanë shprehur indinjatën e tyre ndaj politikës së Pekinit në kuadër të cështjes së ujërave tërritoriale të diskutueshme në Detin Kinez.

Cështja në fjalë, ku janë të përfshira edhe vende të tjera të Azisë së Paqësorit, ka bërë që mes dy vendeve të rriten tensionet.

Manifestuesit kanë mbajtur parulla patriotike, duke i bërë thirrje Kinës që, “të heqë dorë nga shkelja e ujërave territoriale të Vietnamit”.

Top Channel