Tunizi, Ben Ali hedh poshtë akuzat

19/06/2011 12:45

Ish-presidenti i Tunizisë, Zine al Abidine Ben Ali, procesi ndaj të cilit nis nesër në Tunizi, ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.

Gjithashtu, Ben Ali ka uruar që vendi i tij të kalojë “kaosin dhe errësirën” ku sipas tij ka hyrë.

Qëndrimet e tij ish-presidenti i rrëzuar nga protestat popullore i ka shprehur përmes avokatit të tij libanez Ahkram Azouri.

Ditën e nesërme në kryeqytet do të hapet i pari nga një seri procesesh ndaj Ben Ali, i arratisur në Arabinë Saudite.

Ai dhe bashkëshortja e tij akuzohen se kanë fshehur shuma të mëdha parash, sende me vlerë, kryesisht bizhuteri, dhe substanca narkotike.

Top Channel