SHBA, një grua në krye të marinsave

19/06/2011 11:20

Parris Ajlënd, baza ushtarake në Karolinën e Jugut, ku janë tërvitur mijëra të rinj amerikanë, do të drejtohet për herë të parë nga një grua.

Ajo që do të mbulojë këtë detyrë, tepër e rëndësishme për forcat e armatosura amerikane, është gjeneralja e brigadës Lory Reynolds.

“Kjo zgjedhje nuk ka të bëjë fare me faktin se ajo është grua. Ajo është vlerësuar si një oficere me cilësi të larta profesionale”, ka deklaruar një tjetër oficere për CNN.

Vetëm pak kohë më parë, në një sondazh të tipit ushtarak të kryer në Shtetet e Bashkuara, vihej re rritja e ndjeshme e numrit të grave që kërkonin të bëheshin Navy Seal, si komandot që vranë Osama bin Laden.

Top Channel