Libi, NATO heton vdekjet e civilëve

19/06/2011 14:50

NATO po heton deklaratat e qeverisë libiane se ka bombarduar zona të banuara të Tripolit, duke vrarë një numër të madh civilësh.

Trupa të pajetë janë nxjerrë nga një shtëpi trekatëshe e dëmtuar pas një sulmi të dyshuar të aleatëve në rajonin Suk al Juma.

NATO thotë se një sistem raketash të tipit tokë-ajër në Tripoli është goditur me sukses nga avionët gjatë natës, por më herët ka pranuar se ka bërë gabime.

Nëse konfirmohet se avionët e NATO-s kanë bombarduar gabimisht zona të banuara nga civilë, atëherë do të ngrihen cështje serioze mbi menaxhimin e fushatës ushtarake në Libi.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme Aleanca kërki ndjesë për sulimin e gabuar të dy ditëve më parë ndaj një patrulle të rebelëve. Aleanca nuk dha shifra për numrin e të vrarëve, por tha se i vjen keq për cdo jetë të humbur.

Top Channel