BE përshëndet reformat në Marok

19/06/2011 21:35

Bashkimi Europian përshëndeti reformat e publikuara nga mbreti Mohamed i Marokut.

Përfaqësuesje e Lartë për Politikë të Jashtme, Katherine Ashton, në një deklaratë për mediat, i quajti domethënëse dhe një hap përpara drejt demokracisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut reformat e publikuara nga monarku maroken.

Reforma kushtetuese do t’i shtrohet popullit në një referendum që do të mbahet më datë 1 korrik. Nëse miratohet në referendum, kushtetuta e re garanton ndarjen e pushteteve, pluralizëm politik, forcim të rolit të qeverisë e sidomos të parlamentit etj.

Megjithatë, mbreti Mohamed mbajti për vete fuqinë kontrolluese të forcave të sigurisë, përfshirë edhe ushtrinë.

Top Channel