Karzai: Negociata për paqen me talebanët

18/06/2011 10:40

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fuqi të tjera të huaja janë të
angazhuara me negociata paraprake me talebanët, për një zgjidhje të
mundshme, për luftën në Afganistan.

Kështu tha sot presidenti afgan Hamid Karzai. Sipas kreut të vendit po zhvillohen bisedime paqeje me talebanët, nga forca ushtarake të huaja, kryesisht ato amerikane.

Karzai u shpreh se vete SHBA-të po impenjohen dhe po shohin se si po ecin bisedimet. Për momentin ambasada amerikane në Kabul nuk ka dhënë asnjë koment.

Top Channel