Siri, ushtria hyn në dy qytete veriore

17/06/2011 09:00

Ushtria siriane, e armatosur me armë të rënda dhe duke lëvizur me tanke e autoblinda, ka depërtuar në dy qytete veriore të vendit.

Forcat e sigurisë janë mbledhur në Khan Sheikhun dhe Marat al Numan, një qytet me 90 mijë banorë mes Damaskut dhe Alepos.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon i ka bërë thirrje qeverisë siriane që të ndalë gjakderdhjen dhe vrasjet e civilëve.

OKB thotë se të paktën 1100 persona kanë vdekur si pasojë e dhunës së qeverisë për të shtypur protestat popullore që kanë shpërthyer në tre muajt e fundit.

Ndërkohë, televizioni shtetëror njoftoi vonë gjatë ditës së enjte se kushëriri i presidentit Bashar al Assad, Rami Makhlouf, ka ndërmend të heqë dorë nga interesat e tij në biznes.

Aktiv në sektorin e telekomunikacionit, ndërtimit dhe naftës, Makhlouf ka ndërmend ta dhurojë pasurinë e tij për bamirësi.

Top Channel