SHBA: Do eleminojmë edhe Al-Zawahri

17/06/2011 02:20

Kreu i forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara, admirali, Mike Mullen deklaron se Uashingtoni do të eleminojë edhe liderin e ri të Al Kaedas, Ayman al-Zawahri.

“Ai dhe organizata e tij vazhdojnë të jenë një kërcënim për ne. Ashtu sic kërkuam dhe vramë Osama Bin Laden, në të njëjtën mënyrë do të veprojmë edhe me Al-Zawahri. Jam i sigurt, do të ndjekim të njëjtën linjë”, deklaroi Mullen për mediat amerikane.

Kardiologu egjiptian, Ayman al-Zawahri është lideri i ri i Al Kaedas. Lajmi u njoftua në bloqet ekstremiste islamike në internet. Megjithatë, shumë analistë mendojnë se kreu aktual i Al Kaedas, nuk ka karizmën e parardhësit të tij, Bin Laden.

Top Channel