Meksikë, masakër në Nuevo Leon, 33 të vrarë

17/06/2011 11:25

33 persona janë vrarë në 24 orët e fundit në shtetin Nuevo Leon të Meksikës, kryesisht në kryeqytetin e tij, Monterrei.

Autoritetet lokale të sigurisë kanë deklaruar se shumica e viktimave kanë pasur lidhje me kartelet e drogës.

Por dy nga viktimat janë identifikuar si truprojat e guvernatorit të shtetit, Rodrigo Medina. Policia thotë se mesazhe kërcënuese në adresë të guvernatorit janë gjetur pranë trupave të viktimave.

Megjithatë, zoti Medina ka deklaruar se kërcënimet nuk do ta ndalojnë luftën e tij kundër krimit të organizuar.

Ndërkohë, një zëdhënës i policisë së Nuevo Leon, Jorge Domene Zambrano, ka deklaruar se pothuajse të gjitha viktimat janë të lidhura me luftën e përgjakshme mes karteleve rivale për kontrollin e rajonit.

Top Channel